MENU
klinika

Mandat të dytë?

Sejko zgjidhet anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së

12.02.2022 - 08:56

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës. Afati i qëndrimit në detyrë për çdo anëtar të Këshillit Mbikëqyrës, për guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët është shtatë vjet, duke synuar që datat e mbarimit të këtij afati të çdo anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të jenë të shpërndara gjatë periudhës shtatëvjeçare. Propozimi për një mandat të dytë si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës nënkupton se Gent Sejko do të kandidojë edhe për një mandat të dytë si guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Ligji “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozimin e Presidentit të Republikës. Formula e përcaktuar në ligj kërkon dakordësi mes Presidentit dhe shumicës parlamentare. Gent Sejko u zgjodh anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në vitin 2015, si propozim i vetë Këshillit dhe më tej u votua edhe si guvernator i Bankës së Shqipërisë. Ai e mori detyrën pas ndërprerjes së mandatit të guvernatorit të mëparshëm, Ardian Fullani, që u shkarkua nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në shtator të vitit 2015, pas arrestimit të tij.

Sejko ka punuar pranë Bankës së Shqipërisë në periudhën 1993– 1995 në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e Inspektorit të Mbikëqyrjes, duke u angazhuar për ekzaminimin e bankave private apo “Joint venture” që operonin në Shqipëri. Përgjatë periudhës qershor – gusht 1996, Zoti Sejko ka qenë pjesëmarrës në ekzaminimet e bankave tregtare në SHBA, Iowa, Chicago, përkatësisht në “Federal Reserve Bank”, Departamenti i Mbikëqyrjes. Përgjatë tetor 1997 – janar 1998 ka punuar pranë Bankës së Shqipërisë, në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e kryeinspektorit të Mbikëqyrjes, si përgjegjës për përgatitjen e raporteve të mbikëqyrjes bankare sipas sistemit CAMELS.

Në periudhën janar 2001 deri më gusht 2001 ka punuar në Bankën Amerikane të Shqipërisë si drejtor i Divizionit të Auditimit të Brendshëm dhe Përputhshmërisë, duke qenë përgjegjës për procesin e Kontrollit të Brendshëm të Bankës dhe për përputhshmërinë me kuadrin rregullator. Sejko ka punuar për hapjen e degës së Bankës Amerikane në qytetin e Vlorës, në pozicionin e drejtorit të kësaj dege në periudhën shtator 2001 – qershor 2002. Në periudhën qershor 2002- – qershor 2004, zoti Sejko është rikthyer të punojë pranë Bankës së Shqipërisë, në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e shefit të Sektorit të Ekzaminimeve në Vend.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gent Sejko prej 5 shkurtit me mandat të përfunduar

Si e ‘prek’ Guvernatorin beteja për shkarkimin e Presidentit?


Tubimi para Bashkisë së Tiranës

Protestuesit hedhin tymuese dhe bomba molotov

"Pamjet që ka SPAK kanë kapur personazhe të jashtëzakonshme"

Gazetarja Klodiana Lala paralajmëron ‘tërmet’ në politikë

“Shpresojmë që drejtimin e PD të mos e marrë dikush që na kujton kohët e këqija”

Gabriel Escobar: Ne nuk duam opozitë të kthyer në vitet ’90″

“Bashkëshortit i futën pistoletën në gojë, i përmendën fëmijët në Francë”

Artan Hoxha zbulon prapaskenat e bujshme: Ja si e kërcënuan gjyqtaren e Shullazit