MENU
klinika

Kërkoi pafajësi

GJKKO dënon me 3 vite burg ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha

14.02.2022 - 17:12

Gjykata e Posaçme ka dhënë sot dënimin për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe të akuzuarit e tjerë të konsideruar pjesë e një strukture kriminale që synonte të lironte disa të dënuar që e vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, kundrejt përfitimeve monetare. GJKKO ka vendosur 3 vite burg për ish-gjyqtaren që nga gjykimi i shkurtuar i zbritet në 2 vite. Po kështu për avokatin Aldo Tabaku është vendosur 4 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite.Ndërkohë ish-gjyqtarja e ka konsideruar një sulm politik nga kryeministri Edi Rama, procesin gjyqësor në ngarkim të saj. Në seancën e sotme në GJKKO, Hoxha tha se hetimi ndaj saj nisi menjëherë pasi u cilësuar si monstër nga ana e kryeministrit. Në vijim Hoxha kërkoi pafajësi ndaj akuzave të ngritura ndaj saj.

Enkelejda Hoxha e cila u arrestua me 11 shkurt bashkë me persona të tjerë si pjesë të një strukture kriminale që synonte të lironte disa të dënuar që e vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, kundrejt përfitimeve monetare.

Ajo është akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe rrezikon një dënim me nurg nga një vit deri në katër vjet, nëse shpallet fajtore.
Me 17 mars Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi shkarkimin Hoxhës nga detyra pë lirim në kundërshtim të ligjit të dy të burgosurve.

Gjyqtarja akuzohet se ka mundësuar uljen e dënimit dhe lirimin nga burgu të disa të dënuarve të profilit të lartë – përfshirë Endrit Doklen, Ilir Pajën dhe Hekuran Billën, kundrejt shumave që shkonin nga 6 miëj euro deri në 12 mijë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


ILD jep sot vendimin për prokurorin e Krujës

Enkelejda Hoxha kërkon ndryshimin e masë së sigurisë