MENU
klinika

Surpriza që s’duhet humbur

Graciano dhe Argjira tregojnë planet për fëmijë

15.02.2022 - 13:40

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar të ‘showbiz’-it shqiptar.

Në emisionin “Ftesë në Ftesë” dyshja ka folur për lidhjen e tyre dhe sesi ka nisur ajo. Ata gjithashtu tregojnë edhe për natyrën e njëri-tjetrit. Graciano thotë që Argjira nuk është edhe aq e qetë sa duket, ndërsa kjo e fundit u shpreh se balerini është shumë xheloz.

Moderatorja tregoi një skenë të fortë xhelozie të Gracianos kur një mik i saj kishte ardhur në shtëpi.

“Isha me shtëpi në Bllok dhe nga rruga poshtë dukej xhami i dritares sime. Kishim patur një zënkë dhe unë kisha ikur në Kosovë e kur u ktheva isha me shoqen e ngushtë dhe burrin e saj. Ky kalon nga rruga dhe e sheh shokun tim që ndodhej në kuzhinë.“, tregoi Argjira

Ndërsa Graciano u shpreh se:

“Kam filluar duke bërtit derisa ai doli bashkë me gruan në ballkon dhe u qetësova. Por mund të ishte bërë hataja“.

Të pyetur për planet për fëmijë, çifti pranoi se e kanë menduar dhe është hapi i radhës.

Pas rrëfimeve të sinqerta dhe të qeshurave, intervista u mbyll me një surprizë nga Graciano. Ai i dhuroi të dashurës një arush gjigand duke e gëzuar shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Para pak kohësh pranuan lidhjen...

Graciano i propozon moderatores për martesë?!