MENU
klinika

Të gjithë në luftë, për atdheun!

Gratë dhe vajzat ukrahinase rrëmbejnë armët

28.02.2022 - 15:10

         Atdheu është i të gjithëve. ”Për dashurinë fal jetën, për atdheun fal dashurinë” – është kjo ”parrulla” që mbetet e pakohë… Ndaj edhe në Ukrahinë, të gjithë kanë rrëmbyer armët, për të dëshmuar dashurinë, bashkë me krenarinë e madhe që ky ka popull.

Por një nga faktet që ka tërhequr më shumë vëmendjen, është pa dyshim, numri shumë i madh i grave që po japin kontributin e tyre ushtarakisht. Sikur raportojnë mediet vendase, rreth 36 mijë gra i janë bashkuar ushtrisë ukrahinase, por në fakt, numri i tyre është shumë madh.

Në rrjete sociale shpërndahen fotografi, ku shumë gra dhe vajza shfaqen me veshjet ushtarake, si edhe me armatime nga më të ndryshme, në krah të të gjithë ushtarëve të tjerë në Ukrahinë.

Ndërkohë, në shumë raste të tjera kontributi i tyre është edhe ndihma me përgatitjet e armatimeve artizanale, siç janë bombat molotov.

Në një reportazh të BBC, shumë në Dnipro shfaqeshin shumë gra dhe vajza ukrahinase, duke përgatitur bomba molotov me shishe birre, për t’u ardhur në ndihmë ushtarëve.