MENU
klinika

Ende i ndaluar kufiri në Qafë Thanë

Greqia lejon kalimin e kamionëve përmes Kapshticës

02.02.2022 - 12:07

Greqia lejon lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë përmes kufirit të Kapshticës.

Policia e Korçës bën me dije se “nga autoritetet e policisë greke, jemi njoftuar se është lejuar lëvizja e mjeteve e tonazhit të rëndë (kamiona) në drejtim të Greqisë”.

Ndërsa në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, aktualisht vijon të mbetet i ndaluar kalimi i tyre.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Nga autoritetet e policisë greke, jemi njoftuar se është lejuar lëvizja e mjeteve e tonazhit të rëndë (kamiona) në drejtim të Greqisë.

Ndërsa në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, aktualisht vijon të mbetet i ndaluar kalimi i tyre.