MENU
klinika

Rritja e çmimit të energjisë

Guvernatori Sejko: Inflacioni normalizohet në 2023

03.02.2022 - 11:19

Vala e rritjes së çmimeve që ka nisur të ndihet prej disa javësh ka sjellë rritje të inflacionit dhe për rikthimin e tij “në bazë” do të duhet kohë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha dje se goditjet kanë rezultuar më të forta se vlerësimet.

ÇMIMET

Gjatë muajit dhjetor, inflacioni arriti vlerën 3.7 për qind, kjo për shkak të rritjes së çmimit jo vetëm të energjisë por edhe për produktet e shportës. “Norma e inflacionit pritet të mbetet mbi objektivin tonë prej 3% gjatë vitit aktual, si pasojë e çmimeve të larta në tregjet ndërkombëtare. Këto goditje kanë rezultuar më të forta dhe të qëndrueshme se vlerësimet tona fillestare. Megjithatë, ndikimi i tyre në inflacion pritet të vijë drejt shuarjes graduale gjatë vitit 2022. Më tej, inflacioni pritet të kthehet në mënyrë të qëndrueshme në objektiv gjatë vitit 2023, në pasqyrim të balancimit të kërkesës me ofertën dhe të rritjes së punësimit dhe pagave në linjë me produktivitetin.

Inflacioni në vend shënoi një rritje të shpejtë gjatë tremujorit të katërt, duke arritur vlerën 3.7% në muajin dhjetor. Inflacioni është i pranishëm në çmimet e thuajse të gjithë artikujve të shportës së konsumit, çmimet e të cilëve përcaktohen lirisht në treg. Megjithatë, përshpejtimi i tij në tremujorin e katërt u diktua nga rritja e çmimeve të ushqimeve të përpunuara dhe të naftës” tha Sejko duke vënë në dukje se efektet e kësaj goditjeje pritet të jenë të përkohshme. “Analizat tona dhe të institucioneve ndërkombëtare sugjerojnë se tregjet do të normalizohen gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti dhe se efekti i goditjeve të huaja në inflacionin shqiptar do të vijë në rënie”, theksoi Guvernatori i BSH-së pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

EKONOMIA

Lidhur me treguesit ekonomikë, nga të dhënat e INSTAT-it, rezulton se gjatë tre tremujorëve të parë të vitit, ekonomia u rrit me 10.4%. Një tendencë kjo që do të vijojë edhe në 3 mujorin e fundit e fundit të 2021. “Projeksionet tona për të ardhmen mbeten pozitive. Ekonomia shqiptare parashikohet të ndjekë një trajektore rritëse gjatë viteve në vijim. Rritja e aktivitetit pritet të mbështetet si nga kërkesa e brendshme dhe nga ajo e huaj, duke pasqyruar kushtet e favorshme të financimit, përmirësimin e besimit dhe të bilanceve të sektorit privat, si dhe rritjen e kërkesës në ekonomitë partnere. Përkundrejt niveleve të larta të vitit 2021, normat e rritjes ekonomike pritet të vijnë në reduktim gjatë vitit 2022 e në vazhdim. Megjithatë, zgjerimi i kërkesës pritet të jetë i mjaftueshëm për të siguruar rritje të punësimit në linjë me ofertën e tregut dhe rritje të pagave në linjë me objektivin tonë të inflacionit. Po ashtu, Banka e Shqipërisë vlerëson se zgjerimi i kërkesës për mallra e shërbime do të mundësojë rritjen e pothuajse të gjithë sektorëve të ekonomisë, ndonëse disa prej tyre do të përballen me kosto të rritura për produktet bazë dhe ato energjetike”, tha më tej Sejko.

VENDIMI

Nisur nga kjo panoramë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për mbështetjen e ekonomisë dhe kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2023. Për këtë arsye, Këshilli Mbikëqyrës vendosi: të lërë të pandryshuar

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN