MENU
klinika

Si po e shijon shtatzëninë

Për herë të parë, RiRi tregon për muzikën e re

13.02.2022 - 12:43

Rihanna, edhe pse shtatzënë, duket rrëzëlluese në tapetin e kuq.

Këngëtarja 33-vjeçare mori pjesë në eventin e saj të parë publik të premten mbrëma që kur zbuloi se ajo dhe i dashuri i saj A$AP Rocky, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Teksa po ecte në tapetin e kuq, ajo foli për ET se çfarë po i pëlqen më shumë në këtë fazë të jetës së saj.

“Po mundohem ta shijoj sa më shumë që të mundem. Dhe moda është një nga gjërat e mia të preferuara, kështu që, e dini, ne po sfidojmë çka do të thotë të jesh shtatzënë dhe nënë. I gjithë ky është një udhëtim emocionues deri tani. Unë thjesht po e marr ashtu siç vjen. Gjithmonë ka diçka të re dhe po e shijoj”, u shpreh Rihanna.

RiRi gjithashtu u shpreh se edhe muzika e re nuk ka për të munguar nga ajo.

“Po, ju ende do të merrni muzikë nga unë,” tha ajo. Por thjesht mos prisni asnjë ninull tani që ajo është nënë e ardhshme. “Fansat e mi do të më vrisnin nëse do të prisnin kaq gjatë për një ninullë”.

Ndërsa A$AP Rocky, gjatë një interviste për ET tha se:

“Gjithçka është e re për mua. Pra, jam i emocionuar”, tha reperi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ylli i futbollit poston imazhet e të porsalindurës

Neymar konfirmon ardhjen në jetë të fëmijës së tij të tretë!

“U zgjova dhe thashë dua fëmijë!”

Rrëfimi i Sonila Meços për shtatzëninë: E ndieja!