MENU
klinika

Mungojnë Bayern, Real e PSG

Historia e “tripletave”, 9 ekipe janë në lojë këtë sezon

04.02.2022 - 14:17

Eliminimi i Real Madridit nga “Kupa e Mbretit” e ka ngushtuar rrethin e skuadrave që mund të arrijnë “tripleta” këtë sezon. Vetëm 7 skuadra e kanë arritur një sukses të tillë në historinë e tyre, Barcelona dhe Bayern në dy raste.

Atyre në një rast iu janë bashkuar Celtic, Ajax, PSV, Manchester United dhe Inter. Deri më sot, janë 9 skuadra që konkurrojnë në të tre frontet, megjithëse disa prej tyre tashmë kanë mbetur prapa në ligë, si Chelsea, Juventus dhe Manchester United. Ose janë në skalionin e më të dobëtit mes skuadrave të mbetura në Champions League (Salzburg, Ajax, Sporting).

Inter dhe Manchester City janë emrat e vetëm të mëdhenj që kryesojnë fort në ligat e tyre përkatëse, ndërsa gjigantë të tillë, si Bayern, Paris Saint-Germain dhe Atlético Madrid tashmë i kanë thënë lamtumirë ëndrrës së “tripletës”, përveç Real Madrid mbrëmë.