MENU
klinika

"U dashurova me kushërirën time kur isha i vogël"

Iliri rrëfen historinë e pazakontë

01.02.2022 - 11:43

Banorët e “Big Brother VIP” janë ftuar të ndajnë me njëri-tjetrin historitë e tyre të dashurisë, takimet më të bukura dhe më të sikletshme në kuadër të muajit të dashurisë që hyn nga nesër.

Iliri ka qenë ai që ka habitur banorët me një deklaratë. Balerini tha se ka qenë i dashuruar me kushërirën.

“Të gjithë e kemi patur një kushërirë në fis që jemi dashuruar dikur. Dashuruar në kuptimin platonik themi. Unë kam një kushërirë, super e mirë, super e bukur. O kur është bërë nuse ajo unë isha xheloz. Na e mori ky i thoja. Sa e mirë. Alma të përshëndes zemra. Je shumë e mirë! Kam qenë kalama o burrë. 10 vjeç. Edhe sa i prapë”,-tha ai.

Nuk është hera e parë që Iliri ‘trondit’ me rrëfimet e tij. Ai ka rrefyer dhe tradhtine ndaj gruas.

“Ishte një histori që nisi si një lojë. Luajtëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thashë se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë”, tregoi balerini.

Më tej, ai tregoi se fatmirësisht pati mirëkuptimin e gruas dhe vajza e tyre nuk mori vesh asgjë, derisa martesa u stabilizua dhe ata arritën të shpëtonin marrëdhënien e tyre.