MENU
klinika

“E shoh nga buzëqeshja, jeni familjar me kontratën!”

Ironi mes deputetit të PD-së dhe Gjiknurit në komisionin e incenetratorëve

22.02.2022 - 20:36

Dhënia e dëshmisë së Damian Gjiknurit, në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve është shoqëruar me shkëmbime batutash dhe ironi mes anëtarit të komisionit Helidon Bushati dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së.

Ishte fillimisht deputeti i PD-së, ai i cili kërkoi informacion nga Gjiknuri në lidhje me autorizimin e dhënë prej tij, në funksionin e ministrit të Energjisë, në lidhje me shfrytëzimin e inceneratorit të Elbasanit për 25-vjet.

Bushati u shpreh me ironi se buzëqeshja e Gjiknurit tregon se ai është familjar me këtë kontratë dhe ka informacion.

Nga ana tjetër Gjiknuri iu përgjigj se e kishte detyrim ligjor dhënien e një autorizimi të tillë, për çdo ent të prodhimit të energjisë në Shqipëri.

Pjesë nga diskutimi:

Helidon Bushati: Kalojmë te kontrata 25-vjeçare për ndërtimin e koncesionit të Elbasanit që besoj që ju jeni shumë familjar dhe i përgatitur se e shoh nga buzëqeshja që ju keni.

Damian Gjiknuri: S’kisha parë histori që të hedhë një budalla një gurë në lumë dhe të vërsulen të gjithë mbrapa, është si ajo historia pse s’bie këmbana po këmbanë nuk ka. Meqë ma bëre pyetjen patjetër që unë jam i përgatitur. Do më dëgjoni me qetësi. Unë përgjigjem me detyrimet që ka ligji dhe detyrimet që ka kontrata. E para nga buron ky detyrim, në ligjin për energjinë thotë që Këshilli i Ministrave autorizon impiantet mbi 2 Mega në Republikën e Shqipërisë, prandaj Këshilli i Ministrave ka nxjerrë këtë miratim.

Në autorizimin që ju keni përmendur keni një bazë ligjore.

Çdo objekt gjenerues që nuk është dhënë nga Ministria e Energjitikës, madje dhe ato që nuk janë objekt koncesioni kanë detyrim të autorizohen. Sistemi energjitik është një i tërë dhe çdo objekt gjenerimi duhet të plotësoj disa parametra të cilat nuk shkaktojnë problematika për systemin energjitik. Ligji thotë që përveç objekteve publike, por dhe ato private, siç janë objektet fotovoltaike, kërkohet miratim dhe është një procedurë e thjeshtë. Ky vendim i qeverisë rregullon autorizimet që jep Ministri i Energjisë, kjo është baza ligjore, por kemi dhe kontratën ku bazohet detyrimi im për të nxjerrë këtë autorizim.