MENU
klinika

Si nuk e ''vërejnë'' akademikët suedezë?!

Ismail Kadare: zëri i fshehur i Shqipërisë

16.02.2022 - 18:05

         Çdo libër i Kadaresë është një mrekulli, por në veçanti, katër romane shënojnë historinë e letërsisë bashkohore si shumë pak të tjerë./Konica.al

“Pallati i ëndrrave” është një alegori e vërtetë, do të thoshim një alegori që i çon halucinacionet kafkiane në pasojat ekstreme, se çfarë rrezikon të bëhet pushteti, mbase edhe pushtet në sensin e termit oruellian, kur bashkohet me shërbëtoren e tij më gjëmëmadhe: burokracinë. Në roman çdo gjë hetohet nga qytetarët që jetojnë në prani të spektrit të Pallatit, nisur nga ëndrrat, të cilat, të zbërthyera dhe të analizuara përfundojnë duke rënë nën vëzhgimin e një lloj policie sureale: një mishërim i vërtetë i asaj që aktualisht është shndërruar mbikëqyrje telematike e njerëzimit në botë.

“Piramida” – një tjetër alegori e jashtëzakonshme e pushtetit, heton nga ana tjetër, me shartime të paçmueshme historiciste dhe po aq sulme fantastike dhe sureale, gjendjen shtypëse të skllevërve egjiptianë, të detyruar nga punëtorët në përpjekjet e pafundme për të ndërtuar një monument të parëndësishëm si piramida: një përqendrim i nënshtrimit ndaj autoritetit, që gjen sërish jehonë në kohët tona në atë pabarazi ekonomike katastrofike, që ndan tashmë planetin mes pak miliarderëve (faraonëve të rinj) dhe një morie subjektesh pa art ose pjesë (skllevër të rinj).

Më pas, pushteti shihet në çelësin e tij më të errët: atë të primitivizmit fetar dhe paragjykimit, me të cilin traditat ruajnë dhe zgjerojnë brez pas brezi ligjet e tyre obskurantiste. Kemi të bëjmë me “Prilli i thyer”, në të cilin zot është Kanuni famëkeq dhe i pacenueshëm, një lloj kondensimi i formave më të këqija të primitivizmit kulturor, nga i cili Evropa moderne ende nuk e ka çliruar veten përfundimisht. 

Çfarë imponon Kanuni? 

Me një fjalë, logjikën e armiqësisë, parimi paramodern sy për sy, dhëmb për dhëmb, që edhe në këtë rast nuk mund të mos na kthej pas, tridhjetë vjet më parë, njëfarë fanatizmi rrëfyesor të tipit islam dhe njëfarë përdorimi të paskrupullt dhe fundamentalist të Sheriatit. Një familjeje që i është vrarë një anëtar duhet – në përputhje me Kanunin – kur mbush moshën të vrasë vrasësin e njeriut të afërt, duke goditur familjen nga vjen. Dhe kështu pandërprerë, nga vrasja në vrasje pa pushim, pa ndalim, pa mëshirë, nga muaji në muaj dhe nga viti në vit për dekada e dekada. Ky roman i jashtëzakonshëm na tregon, se jo vetëm Shqipëria, por edhe vetë Perëndimi janë ende viktima të tundimeve totalitare dhe miratimeve tradicionale, për të justifikuar vlerat e veta dhe ankthin e tyre për të dominuar kundërshtarin dhe disidentin./Konica.al

Së fundmi, “Daullet e shiut”, mbi rezistencën shqiptare ndaj sundimit osman.

Përsëri një luftë, përsëri rezistencë dhe dinjitet kundër abuzimeve me pushtetin dhe abuzimeve të autoritarizmit shtetëror, apo perandorak. Mirëpo, janë edhe dy libra të tjerë që nënshkruajnë përgjithmonë sferën e letërsisë perëndimore: romani madhështor “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, që përvijon portretin më të zymtë të disfatës ushtarake dhe pasojave të saj të pariparueshme në ndërgjegjen e të mbijetuarve, me një gjeneral të moshuar, i cili, kthehet në vendet e vdekjes për të gjurmuar varreza pas varrezash, ku ende fshihen eshtrat e ish-bashkatdhetarët, si dhe romani më i pafajshëm, poetik dhe më prekës, i Kadaresë: “Qyteti i gurtë”.

Ky i fundit është një lloj precipitimi i gjithçkaje që autori shqiptar duket se sugjeron në thellësi të poetikës dhe moralit të tij për të keqen, luftën dhe keqbërjet e pushtetit: pamja e vetme që mund të na shpëtojë është pamja e magjepsur, e pafajshme dhe e pacenuar e fëmijëve. Dhe në fakt, tregimtari është një fëmijë që lexon gjithçka, sheh gjithçka dhe percepton gjithçka përmes vështirësisë së naivitetit të tij, deri në atë pikë sa edhe lufta, me projektorët, me aerodromet, bombat dhe errësimet e saj, duket si një lojë absurde, në të cilën mund të marrin pjesë vetëm të rriturit, ndërsa të vegjlit mbeten në këngën e një pafajësie që ende arrin ta lexojë botën si një mbretëri çudie, jo mizorie.

Në këtë botë, për një autor të tillë është për t’u habitur që akademikët suedezë, nuk kanë menduar qoftë edhe hutueshëm.

Në fakt, secili prej librave është një mrekulli dhe vepra e tij, një paralajmërim i vërtetë për njerëzimin: njerëz, mos iu dorëzoni turpit të nënshtrimit dhe kthehuni sa më shpejt e sa më thellë, në pafajësinë foshnjore./Konica.al

 

(Marco Alloni, rsi.ch)

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit