MENU
klinika

Lutja!!!

Jep dorëheqjen prifti… (një histori e pazakontë)

16.02.2022 - 18:51

        Me një kontribut thuajse 20-vjeçar, në mesin e besimtarëve katolikë. Por, priftit iu desh të hiqte dorë nga drejtimi i kishës. Hetimi ndaj tij, rezultoi në përfundimin se gjatë këtyre 20 viteve, kishte pagëzuar jo sikurse është e shkruar…

Ngjarja, sips CNN, ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atë Andres Arango, ka përdorur gabim formulën e pagëzimit, në mijëra procedura të tilla. Ai shqiptonte “Ne të pagëzojmë në emër të Atit, e të Birit, e të Shpirtit të Shenjtë”…

Ndërsa lutja (shpallja), në kishë, është: “Unë të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit, e të Shpirtit të Shenjtë”.

Peshkopi Thomas Olmsted, i Dioqezës së Feniksit, shpjegoi në letrën dërguar të gjithë barinjve të kishës, se problemi qëndron në përdorimin e përmemrit vetor në shumës “Ne”, pasi nuk është komuniteti që pagëzon një të krishterë, por vetëm Krishti.

Pas këtij konstatimi, shumë prej të pagëzuarve në këtë kishë, do t’u duhet të ripagëzohen denjësisht.

“Më trishton fakti që kam pagëzuar gabimisht, duke thënë shpalljen e gabuar.

Ndihem shumë i penduar për gabimin tim, si dhe për faktin që kjo ka pasoja në shumë vetë”, – shkruan Arango, në letrën për ndjesë…

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra prekëse, një natë para se ta vrisnin komunistët

‘1 ledhatim dhe 10 fshikullime, mësohu me jetën’