MENU
klinika

Njihuni me veprat e Sadio Mane

Jo vetëm yll në fushë, kampion edhe në bamirësi

08.02.2022 - 18:10

Një vend i tërë po feston, i pushtuar nga entuziazmi i papërmbajtshëm. Senegali po feston ende triumfin e tij historik në Kupën e Kombeve Afrikane të arritur falë fitores në finale me penallti ndaj Egjiptit.

“Luanët e Teranga” priten si heronj në kthimin e tyre në shtëpi, me Koulibaly dhe Mané ndër yjet më të vlerësuar. Sulmuesi i Liverpool-it jo vetëm që u kurorëzua kampion por mori një ovacion të veçantë për zemrën e tij të artë.

29-vjeçari në fakt ka pushtuar skenën për një gjest që tregoi edhe një herë bujarinë e tij të jashtëzakonshme. Sadio Mané është një djalë i artë. Përulësi, respekt, drejtësi, bujari për djalin nga Banbali, i cili pas fitores ndaj Egjiptit në vend që ta linte veten të shkonte në festime, para së gjithash mendoi të ngushëllonte partnerin e tij te Liverpool, Salah.

Nuk mund të mos flitet mirë për Mané, jo vetëm për aftësitë dhe qëndrimet e tij në fushë. Në jetën e tij private, futbollisti ka treguar vazhdimisht se është një person i veçantë, me donacione, bamirësi dhe iniciativa në mbështetje të njerëzve më fatkeq. Gjithçka buron nga dëshira e fortë për të mos harruar kurrë origjinën e varfër.

Episodi i fundit që e vërteton këtë ka ndodhur pikërisht me rastin e Kupës së Kombeve të Afrikës. Në fakt, Sadio Mané përfundoi në spital pas ndeshjes ndaj Cape Verde, për shkak të një goditjeje të pavullnetshme në kokë nga portieri kundërshtar.

Një goditje që nuk e pengoi të shënonte dhe të vazhdonte të luante, përpara se të dorëzohej dhe të largohej nga fusha. I pashmangshëm transporti në spital për kontrollet rutinë, të cilat fatmirësisht dhanë rezultate negative.

Përveç vizitës nga portieri i Kepi Verde, i shqetësuar dhe i gatshëm për të kërkuar falje, Mané pati mundësinë të takonte shumë tifozë që e njohën. Sulmuesi gjeti edhe një familje në vështirësi të mëdha, duke ndjekur djalin e tij.

Fëmija i goditur nga një motoçikletë ishte në gjendje shumë të rëndë për shkak të plagëve dhe disa kockave të thyera në të gjithë trupin. Prindërit nuk kishin mundësi të paguanin për kurimin dhe kështu Sadio Mané vendosi t’i ndihmonte, duke marrë përsipër të gjitha shpenzimet.

Një gazetar i televizionit kamerunian Equinoxetv mendoi për gjithçka dhe zbuloi: “Sadio, i cili ishte në këtë spital, e gjen këtë familje në krizë dhe i pyet se çfarë po ndodh. Ne ia sqarojmë situatën dhe ai u dha atyre 400,000 FCFA (rreth 600 euro). Besoj se këtë bekim e shpërbleu Zoti sot”.

Prandaj vetëm duartrokitje për Sadio Mané dhe jo vetëm për çmimin e tij si lojtari më i mirë i turneut, por edhe për ndihmën e këtij djali që po përballet gjithashtu me një tronditje të rëndë. Nga ana tjetër, nuk është çudi për këtë futbollist që me donacionet e tij ndërton shkolla, spitale dhe vepra të tjera bamirësie.

Vetëm pak javë më parë ai kishte dhuruar bukurinë prej 41 mijë dollarësh për një organizatë shëndetësore afrikane për të kontribuar në luftën kundër koronavirusit në Senegal.

Ka nga ata që blejnë bizhuteri për t’u dukur dhe nga ata që preferojnë t’i shpenzojnë paratë e tyre për të ndihmuar të tjerët: Sadio Mané i përket kësaj kategorie të dytë futbollistësh, kampion i njerëzimit edhe para se të gjuajë topin.

Sulmuesi i Liverpool ka një të kaluar varfërie dhe vuajtjeje në Senegal pas kraheve te tij, gjë që e ka shënuar thellë, duke i mësuar atij vlerat e solidaritetit dhe ndarjes: kur nuk ke asnjë qindarkë në xhep dhe duhet të shqetësohesh çdo ditë si të ushqehesh, atëherë e kupton atë që ka vërtet rëndësi në jetë:

“Për çfarë më duhen 10 Ferrari, 20 ora dore dhe 2 avionë? Çfarë do të bëjnë këto objekte për mua dhe për botën?” Një djalë me zemër të artë, Sadio Mané, ai që ka vuajtur dhe për këtë arsye nuk i harron ata që vuajnë edhe tani që vështirësitë e fëmijërisë në Senegal janë tashmë një kujtim i largët:

“Sot me ato që fitoj nga futbolli mund të ndihmoj njerëzit e mi, kam ndërtuar shkolla, spital dhe një stadium, siguroj rroba, këpucë, ushqim për njerëzit në varfëri ekstreme. Unë preferoj që njerëzit e mi të marrin pak nga ajo që më ka dhënë jeta”

Paratë nuk e ndryshuan Sadio, i cili mbeti i përulur si ai fëmijë pa para që zbarkoi në Francë në 2011: gjithmonë një mysliman i zjarrtë, sulmuesi senegalez mbështet financiarisht xhaminë Al-Rahma në Liverpul, vizitor i rregullt i së cilës është.

Mané u filmua aksidentalisht nga një fans teksa mbushte kova me ujë për të larë dyshemetë e xhamisë…Fitimi i Kupës së Afrikës si protagonist është thjesht pasoja e një karriere të ndërtuar me mund, djersë dhe sakrificë, por asgjë nuk do ta ndryshojë kurrë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN