Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson tha se bota do të tronditej nëse do të kishte luftë mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Nëse presidenti rus Vladimir Putin pushton Ukrainën, tronditja do të ketë jehonë në të gjithë botën” tha ai.
Në fjalimin e mbajtur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Johnson tha: “Nëse dialogu dështon dhe Rusia zgjedh të përdorë dhunën kundër një popullsie të pafajshme dhe paqësore në Ukrainë dhe të shpërfillë normat e sjelljes së qytetëruar midis shteteve dhe të shpërfillë kartën të OKB-së, atëherë ne në këtë konferencë duhet të dyshojmë se është në interesin tonë kolektiv që Rusia përfundimisht të dështojë dhe të shihet se dështon”.
Johnson paralajmëroi se nëse Putini pushtonte Ukrainwn, lufta do të pasohej nga një periudhë e gjatë dhe e tmerrshme reprezaljesh, hakmarrjesh dhe kryengritjesh, duke shtuar: “Prindërit rusë do të vajtojnë humbjen e ushtarëve të rinj rusë, të cilët në mënyrën e tyre janë po aq të pafajshëm sa ata. Ukrainasit tani po përgatiten për sulm.