MENU
klinika

“Lufta po kërcënon Europën”

Kancelari gjerman paralajmëron sërish Rusinë

19.02.2022 - 14:39

“Lufta po kërcënon sërish Europën”, kështu është shprehur kancelari gjerman Olaf Soltz, duke iu referuar krizë në Ukrainë.

Soltz i është bashkuar konferencës së Sigurisë në Mynih, ku edhe i ka bërë sërish thirrje Rusisë që të tërhiqet. Ai ka paralajmëruar kosto shumë të larta në rast se do të shkelet sovraniteti i Ukrainës.

“Çdo shkelje e mëtejshme e integritetit territorial të Ukrainës nga Rusia do të ketë një kosto shumë të lartë, por Perëndimi nuk duhet të dështojë të gjejë një rrugë diplomatike,” tha Solz.

Gjithashtu ai vuri në dukje se e drejta për të zgjedhur lirisht aleatët është e panegociueshme, duke përfshirë aftësinë themelore të Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n.