MENU
klinika

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Mbaroi afati

Kandidatët për kryetarë bashkie që KQZ po verifikon dokumentet për pastërtinë e figurës

10.02.2022 - 12:07

Partitë politike kanë dorëzuar dokumentet e kandidimit për 20 kandidatë për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Sipas KQZ, ka përfunduar afati për dorëzmin e dokumentacionit të kandidimit për zgjedhjet e datës 6 Mars 2022.

Nga 10 subjekte zgjedhore të regjistruara kanë depozituar dokumentacionin 4 subjekte.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se është duke verifikuar dokumentacionin e depozituar nga subjektet, si edhe po verifikon pastërtinë e figurës për kandidatët.

Partia Socialiste ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:

1. Shkodër, zj. Majlinda Angoni
2. Durrës, zj. Emiriana Sako
3. Lushnje, zj. Eriselda Sefa
4. Rrogozhinë, z. Edison Memolla
5. Vorë, z. Blerim Shera
6. Dibër, z. Rahim Spahiu

Partia Demokratike ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:

1. Bashkia Rrogozhinë, z. Ferdinand Saraçi
2. Bashkia Dibër, z. Luan Haka
3. Bashkia Vorë, z. Ymer Marku
4. Bashkia Lushnje, z. Indrit Sefa
5. Bashkia Durrës, z. Luan Hoti
6. Bashkia Shkodër, z. Xhemal Bushati

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” SH-L ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:

1. Bashkia Vorë, z. Lulzim Vrana
2. Bashkia Dibër, z. Premtim Kryemadhi
3. Bashkia Shkodër, z. Bardh Spahia
4. Bashkia Durrës, z. Ardian Muka
5. Bashkia Lushnje, z. Elton Bano
6. Bashkia Rrogozhinë, z. Hekuran Xhani

Partia e Lëvizja e Re ka depozituar dokumentacionin për dy kandidatë:

1. Bashkia Durrës, z. Jonid Nano
2. Bashkia Dibër, z. Dritan Torba

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin