Kryetari i PD-së, Lulzim Basha thotë se me punën për reformën e re territoriale, “kemi për detyrë t’iu japim njerëzve një qeverisje vendore më pranë tyre dhe vetëm në shërbim të tyre”.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se puna në Kuvend ka nisur përmes nismës së PD.
“Përmes nismës së Partisë Demokratike për të filluar punën për reformën e re territoriale në Kuvendin e Shqipërisë, ne kemi për detyrë t’iu japim njerëzve një qeverisje vendore më pranë tyre dhe vetëm në shërbim të tyre”, shkruan Basha.
Partia Demokratike nisi dje dëgjesat dhe konsultimet me ekspertët dhe grupet e interesit për reformën territoriale. Kryedemokrati Lulzim Basha, në fjalën e tij, e konsideroi domosdoshmëri ndryshimin e hartës territoriale.
Dje, kryedemokrati Basha e quajti një premtim të mbajtur reformën territoriale, që edhe pse PD nuk i ka votat e qytetarëve, do t’u ofrojë atyre një hartë të re territoriale që i çon shërbimet më pranë qytetarëve.