MENU
klinika

Deklarata e fortë nga BE

“Këto janë orët më të zeza për Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore”

24.02.2022 - 13:48

“Këto janë orët më të zeza për Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Këto ishin fjalët e para të shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell duke komentuar nisjen e pushtimit rus në Ukrainë, raporton BBC.

Borrell thotë se një fuqi e madhe bërthamore si Rusia që sulmon një vend fqinj dhe kërcënon me hakmarrje ndaj çdo shteti që mund t’i dalë në mbrojtje Ukrainës, është “shkelja më e madhe e ligjit ndërkombëtar” dhe një “shkelje e parimeve bazë të bashkëjetesës njerëzore”.

BE-ja do të vendosë sanksionet më të ashpra që ka vendosur ndonjëherë, theksoi ai.

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson tha se ishte “i shokuar nga ngjarjet e tmerrshme në Ukrainë” dhe se Vladimir Putin “ka zgjedhur një rrugë gjakderdhjeje dhe shkatërrimi duke nisur këtë sulm të paprovokuar”.

Të gjithë liderët botërorë po shtojnë reagimet e tyre ndaj sulmit rus ndërsa bota u zgjua më 24 shkurt nga pushtimi i Ukrainës.