MENU
klinika

"Ulet koha e izolimit për të infektuarit me Covid-19, për dozën e tretë…"

Komiteti i Ekspertëve merr vendimin

23.02.2022 - 12:16

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep lajmin se është reduktuar koha e izolimit për të prekurit me koronavirus.

Ky vendim është marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, pas mbledhjes së zhvilluar për vlerësimin e situatës epidemiologjike në vend.

Në mbledhje është vendosur gjithashtu që të reduktohet periudha e vaksinimit me dozën e tretë përforcuese, nga 6 muaj që është aktualisht, në 5 muaj pas dozës së dytë.

Mesazhi i ministres:

 

 

Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, për vlerësimin e situatës epidemiologjike, vlerësimin e ecurisë së programit të vaksinimit dhe masave anticovid.

Ekspertët e Komitetit Teknik rekomanduan për vlerësim nga Komiteti i Vaksinimit, reduktimin e periudhës së vaksinimit me dozën e tretë përforcuese, nga 6 muaj që është aktualisht, në 5 muaj pas dozës së dytë.

Komiteti vendosi të reduktojë kohën e izolimit për të prekurit nga Covid-19 në 5 ditë, sipas Udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik.

Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit me dozën përforcuese, rritjen e mbulesës vaksinale për popullatën si dhe duke vlerësuar në dinamikë incidencën e rasteve të reja ditore dhe situatën në spitale, ekspertët e Komitetit Teknik do të ri-vlerësojnë në vijim masat anticovid.

#MbroShëndetin #Vaksinohu🙏🏼