MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 20

Korabi mposht Bylisin dhe hap garën për kreun

19.02.2022 - 17:03

Hapet totalisht gara për kreun në Kategorinë e Parë. Kjo falë fitores 1-0 të Korabit të vendit të tretë ndaj Bylisit të vendit të parë. Dibranëve u mjaftoi një gol në Peshkopi ndaj ballshiotëve.

Nga ky rezultat duket se ka përfituar Erzeni, që mposhti minimalisht në shtëpi Maliqin e vendit të fundit, duke ngushtuar ndjeshëm diferencën me kryesuesit në vetëm 2 pikë.

Fitore të arta në transfertë kanë arritur edhe Turbina dhe Tërbuni, ndërkohë në sfidat e tjera, Burreli, Lushnja, Apolonia dhe Vora kanë bërë detyrën në shtëpi. Skuadra vorake ka shpërthyer në minutat e fundit ndaj Butrintit duke realizuar plot 3 herë.

REZULTATET

KORABI-BYLISI 1-0

T.Marku 87′

ERZENI-MALIQI 1-0

Raboshta 60′ 

SHKUMBINI-TËRBUNI 1-2

Osma 48′ / Mezini 45′, J. Peqini 79′ 

APOLONIA-TOMORI 1-0

Diop 17′ 

LUSHNJA-BESA 1-0

Lajthia 70′ 

BURRELI-BESËLIDHJA  3-0

Çema 6′ , Olivera 9′, Dibra 42′ 

POGRADECI-TURBINA 1-2

Reçi 30′ / Vidal 22′ , Hasaj 45+1′ 

VORA-BUTRINTI 4-1

Asimetaj 9′ , Ismailaj 79′ , Bakaj 90+2′, Lajthia 90+4’/ Hyska 53′ 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN