28.02.2022 - 13:43
Kosova ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në vend dhe të përshpejtojnë integrimin e saj në NATO pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
“Përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe pasja e një baze të përhershme të forcave amerikane është një nevojë imediate për të garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj në faqen e tij në Facebook.
Pavarësia e Kosovës në vitin 2008 është njohur nga më shumë se 110 vende, kryesisht vende perëndimore, por jo nga Rusia apo Serbia.