MENU
klinika

Kërkesa e Kryesuesit të Iniciativës Evropiane

“Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”

28.02.2022 - 13:41

Themeluesi dhe kryesuesi i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus këtë të hënë ka deklaruar se ka ardhur momenti që Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës.

Knaus përmes një postimi në Twitter shkruan se mbështetja e politikave të jashtme të Bashkimit Evropian dhe të Britanisë së Madhe nga Kosova duhet të shpërblehet me anëtarësim në KE.

“Është e çuditshme pozita e Kosovës jashtë Këshillit të Evropës. Kosova mbështet politikën e jashtme të Bashkimit Evropian dhe të Britanisë së Madhe. Do të ketë vota në BE për ta pranuar atë. Bëjeni tani. Vëreni në votim pranimin e Kosovës”, ka theksuar Knaus.