MENU
klinika

Komisioneri Publik ankimoi vendimin

KPA konfirmon në detyrë kryeprokuroren e Durrësit

15.02.2022 - 11:42

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jellën.

Jella u ankimua nga Komisioneri Publik me argumentin se nuk arrin nivelin e duhur të besueshëmrisë, por në fund u tërhoq nga kërkesa për shkarkim pas provave që solli prokurorja.

Ajo rezultoi e pastër në të tri shtyllat; atë të pasurisë, formimit profesional dhe pastërtisë së figurës, duke kaluar kështu Vetingun.

Kush është Anita Jella?

Anita Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007. Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin