MENU
klinika

Zgjedhjet e pjesshme

KQZ regjistron si kandidatë disa prej të propozuarve të Berishës, PD dhe PS

11.02.2022 - 20:01

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka regjistruar si kandidatë në disa bashki, të propozuarit e disa forcave politike.

Ai regjistroi si kandidat, Majlinda Angonin në Shkodër, e cila do të garojë me siglën e PS. Po ashtu, u regjistrua Eriselda Sefa për në Bashkinë e Lushnjës, Eimirjana Sako dhe Emirjana Sako në Bashkinë e Durrësit. Ardian Muka, i propozuar nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, është regjistruar si kandidat në Bashkinë e Durrësit. Bardh Spahia, i propozuar gjithashtu nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, është regjistruar si kandidat në Bashkinë e Shkodrës.

Në radhët e PD, është regjistruar si kandidat Indrit Sefa për bashkinë e Lushnjës, Luan Hoti për Bashkinë e Durrësit dhe Xhemal Bushati për Bashkinë e Shkodrës.

“Vendosim si kandidat në Shkodër, zonjën Majlinda Angoni, ky vendim hy në fuqi menjëherë, e kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim 48 orë pasi vendimi të publikohet në fletoren zyrtare.
Regjistrojmë si kandidat, zonjën Eriselda Sefa propozuar nga PS, ky vendim hy në fuqi menjëherë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim 48 orë pas botimit në fletoren zyrtare.

Regjistrojmë si kandidat në Durrës, zonjën Emirjana Sako propozuar nga PS, ky vendim hy në fuqim menjëherë. Për këtë vendim mund të bëhet ankimim 48 orë pas botimit në fletoren zyrtare.

Regjistroj si kandidat në Durrës, zotin Ardian Muka propozuar nga Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankimim 48 orë pas botimit në fletoren zyrtare.

Regjistroj si kandidat në Shkodër, Bardh Spahia, të propozuar nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankimim 48 orë pas botimit në fletoren zyrtare.

Regjistroj si kandidat në Bashkinë Lushnje, Elton Banon, të propozuar nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankimim 48 orë pas botimit në fletoren zyrtare.

Regjistroj si kandidat në Bashkinë Lushnje, Indrit Sefa, të propozuar nga PD, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankimim 48 orë pas botimit në fletoren zyrtare.

Regjistroj si kandidat në Bashkinë Shkodër, Xhemal Bushatin, të propozuar nga PD, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankimim 48 orë pas botimit në fletoren zyrtare.
Regjistroj si kandidat në Bashkinë Durrës, Luan Hotin, të propozuar nga PD, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankimim 48 orë pas botimit në fletoren zyrtare”, tha Celibashi.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin