MENU
klinika

''Dokumenti i turkut''

Kur jepej me koncesion ura e Dajlanit

19.02.2022 - 09:30

        Dikur, para se të thahej këneta e Durrësit, të vetmen mjet komunikimit midis qytetit dhe pjesës tjetër të Shqipërisë, kishte një urë e ashtuquajtur, si “Ura e Dajlanit”.

Kjo urë ishte mjaft jetike për qytetin e Durrësit, nëpërmjet saj kalonin karvanet e karrove me mallra që vinin nga porti i Durrësit dhe u shpërdanin në gjithë rajonin.

Duke pasur parasysh për vlerën e madhe që kishte, bashkia e asaj kohe vendosi që atë ta jepte në konçesion për mirëmbajtjen e saj. Dhe se cdo njëri që kalonte mbi këtë urë duhej të paguante një taksë. Më poshtë dokumenti i shkruar në Osmanisht i prefekturës në komunikim me Bashkinë e Durrësit.

Ky material, – shkruan Aleksandër Cangoja, – vjen i përkthyer nga osmanologu, Ermal Xhemal Nurja:

“Kryesisë së bashkisë së Durrësit. Afati i ankandit do të përfundojë në fundin e muajit shkurt të vitit aktual, për Durrësin dhe rrethinat e tija, prandaj duke filluar nga fillimi muajit mars të viti 1330 (mars 1914) deri në fundin e vitit 1332 (shkurt 1917) bëhen 3 vite.

Deri në datën 15 të muajit aktual shkurt, ka qenë e caktuar në ankand, prandaj nga data 16 deri në fund të afatit, pra e gjithë kjo periudhë e koncesionit do të dal në ankand dhe u kemi dërguar bashkëngjitur me këtë shkresë edhe dokumentin e ankandit dhe ju bëjmë të ditur që ta shpallni publikisht për të interesuarit, me datë 26 qanuni evel 1329 / 8 janar 1914.

Mytesarifi i Durrësit”

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit