MENU
klinika

Kryeministri i përgjigjet Lajçak

Kurti: Kosova nuk frikësohet për asociacionin

02.02.2022 - 14:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mesditën e kësaj të mërkure i është përgjigjur të dërguarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili gjatë ditës së sotme ka thënë se zyrtarët e Kosovës nuk duhet të frikësohet nga Asociacioni.

Kurti në reagimin e tij është shprehur se Kosova nuk frikësohet nga Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, por se Qeveria është e kujdesshme.

“Kosova nuk frikësohet, por Kosova me Qeverinë e përgjegjshme është e kujdesshme. Ne ju shërbejmë qytetarëve të Republikës dhe mbrojmë interesat e vendit tonë. Interes i shtetit tonë të pavarur i Republikës sonë demokratike e sovrane, është integriteti territorial, është funksionaliteti shtetëror, është kushtetutshmëria dhe ligjshmëria”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera kreu i qeverisë së Kosovës ka theksuar se ata janë të gatshëm për dialog, i cili do të përfundojë me njohje reciproke.

“Ne kemi dhënë propozimet tona në Bruksel, dhe jemi konstruktiv për bisedimet e ardhshme të dialogut, me ç’rast parimi i reciprocitetit është parim i shëndosh. Marrëveshja duhet të arrihet, nuk bëjmë dialog për dialog, Marrëveshja për normalizim të plotë duhet ta ketë në qendër njohjen reciprok”, shtoi ai.

Këtp komente kryeministri Kurti i ka bërë sot gjatë vizitës në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kosova meriton liberalizimin e vizave"

Lajçak: Nuk duam një “republikë të dytë serbe”


"Situata në Kosovë nuk është e mirë, forcat tona..."

Tensionet me Serbinë/ Çfarë paralajmëron ministri kroat

DW: Lojërat e Vuçiç, as në Lindje as në Perëndim

Politika e jashtme e Serbisë, “skizofrene” apo me strategji?

Nuk ishte në agjendën e Këshillit të Evropës

Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për KiE?