MENU
klinika

Djal i vetëm

Kush është 19-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e Shëngjinit

27.02.2022 - 14:02

Arif Bajrami është i riu lezhjan i cili humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Shkodër – Koplik.

19-vjeçari nga Shëngjini i Lezhës, djali i vetëm i familjes së Roland Bajramit ishte student në Universitetin e Shkodrës, në degën Teknologji Informacioni dhe Komunikimi.

Aksidenti është shënuar rreth orës 22.00, ku automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 19 -vjeçari është përplasur me një automjet “Audi”, për pasojë humbi jetën i riu nga Shëngjin dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë.