MENU
klinika

Kuptimi i tij duket kaq i veçantë!

Ky është emri i bebushit të Kylie-t

12.02.2022 - 11:32

Kylie Jenner zbuloi emrin e djalit të saj dhe të Travis Scott, Wolf Webster, ndërkohë që kuptimi i emrit të djalit të tyre është kaq i adhurueshëm.

“Wolf është emri i një djali me origjinë gjermane”, sipas ‘NameBerry’, ndërsa ‘OhBabyNames’ vëren se, “Shumica e etimologëve besojnë se emri rrjedh nga një pseudonim, mbajtësit e të cilit konsideroheshin njerëz të egër dhe dinakë”.

Ylli Keeping Up With the Kardashians, 24, solli në jetë fëmijën e saj të dytë me reperin e “Goosebumps”, 30 vjeç, më 2 shkurt 2022. Ditë më vonë, Kylie ndau një foto bardh e zi përmes “Instagramit” të krahut dhe dorës së vogël të të porsalindurit. Dukej se motra e madhe Stormi Webster po mbante në krahun e foshnjës.

Themeluesja e “Kylie Cosmetics” fillimisht nuk dha më shumë detaje rreth foshnjës së saj të dytë, teksa ajo thjesht përdori një emoji me zemër blu, të cilën fansat e interpretuan si mirëseardhjen e saj të një djali dhe datën si mbishkrim. Mamaja e saj Kris Jenner konfirmoi se Kylie lindi një djalë më 7 shkurt, ndërsa tha se festonte “nipin e saj”.

Rikujtojmë se shumë ndjekës aluduan se emri i djalit të saj do të ishte “Angel”, pasi data e lindjes së tij ishte një numër spiritual, ndërkohë që shumë komente nga të afërmit e Kylie-t në foton e të porsalindurit shkruanin fjalën ‘angel’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën