MENU
klinika

Përgjigja e restorantit është epike

“Lajthit” UEFA, hedh në gjyq lokalin për emrin e picës

01.02.2022 - 17:26

UEFA është shumë e ndjeshme ndaj markave të veta, kryesisht kompeticioneve që organizon, por duket se së fundmi e ka tepruar. UEFA ka ngritur një padi kundër një restoranti në Gjermani për emrin e një pice që prodhon.

Organi qeverisës i futbollit në Evropë pretendon se një piceri e vogël e quajtur “Pizza Ëolke”, e cila është e vendosur në qytetin e Gießen, vendosi ta quante një nga picat e veta “Champignon League”.

Emri përkthehet në gjermanisht në ‘Mushroom League’, por UEFA mendon se është një shkelje e markës së saj tregtare “Champions League” dhe nga ana tjetër shkel ligjin e saj të licencimit. UEFA i ka dërguar një letër “Pizza Wolke”:

“Dëshirojmë t’ju informojmë se në këtë çështje ne përfaqësojmë UEFA-n. Autorizimi i duhur sigurohet vetëm nga një avokat”. Në një postim në faqen e tyre në Instagram, pronarët e “Pizza Ëolke” i janë përgjigjur letrës së UEFA-s me mesazhin e mëposhtëm:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pizza Wolke (@pizza_wolke)

“Kjo letër shërben thjesht për të na treguar se jemi padyshim në rrugën e duhur! Pica ime dhe unë kemi nisur një rrugë dhe nuk do të ndalemi derisa të jemi në çdo stomak dhe të piqemi në çdo furrë në një moment! Një njeri! Një picë! Le të shohim se sa larg do të shkojë UEFA. BLINI PICEN MË TË SHIJSHME NË BOTË me kërpudha, të gjithë!”

“Lojtarët bënë çdo gjë që kërkuam”

Humbja ndaj Ukrainës, Silvinjo: Ishte grupi më i keq

Zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria mposhtet nga Ukraina

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Ukrainë

Silvinjo zgjedh Muçin titullar dhe lë jashtë një të paprekshëm

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën