MENU
klinika

Vangjush Dako në fushatë për PS në Durrës

Luan Hoti: Kërkon ta shndërrojë qytetin tonë në “non grata”

06.02.2022 - 20:27

Pas shfaqes së Vangjush Dakos në takimet elektorale të kandidates së PS-së për Durrësin Emirjana Sako, ka reaguar rivali i PD-së në garë Luan Hoti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, PD Hoti thekson: “Fushata Dako-Sako për kryetar bashkie kërkon ta shndërrojë qytetin tonë në non grata si Dako. Ne do të luftojmë që Durrësi t’u kthehet qytetarëve dhe t’u shërbejë vetëm qytetarëve. Ata po luftojnë për veten e tyre!”

Edhe pse është “non grata” nga SHBA, Vangjush Dako është përfshirë në fushatën e socialistëve, duke zhvilluar takime në njësinë administrative nr. 6. Në disa foto Dako shfaqet në mesin e disa mbështetësve të PS.
Kujtojmë se Dako zgjodhi që të mos kandidonte për kryetar bashkie në zgjedhjet e 2019-ës, ku PS, thuajse nuk kishte asnjë parti tjetër politike përballë.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin