MENU
klinika

"Dërgojnë armatim e pajisje ushtarake"

Lufta me Rusinë/ Suedia dhe Kroacia mbështesin Ukrainën

27.02.2022 - 21:31

Suedia ka njoftuar se do të dërgojë pajisje ushtarake dhe ndihma të tjera në Ukrainë. Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson tha se dërgesat do të përfshinë 5,000 lëshues anti-tank, 5,000 copë mbrojtëse anti-plumb për ushtarët, 5,000 helmeta, si dhe 135,000 pako racioni.

Ky vendim i Suedisë vjen pasi Bashkimi Evropian njoftoi se do të blinte armë dhe do t’i dorëzonte ato në Ukrainë, hera e parë në historinë e BE-së që ndërmerr një hap të tillë.

Ndërkohë të hënën, në një seancë, qeveria kroate do të mbyllë hapësirën ajrore kroate për avionët e kompanive ruse dhe do të marrë një vendim për dërgimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë.

Qeveria ka përgatitur një paketë masash në lidhje me krizën e shkaktuar nga sulmi rus në Ukrainë, e cila do të prezantohet në një seancë të qeverisë të hënën, tha kryeministri Andrej Plenkoviç në një konferencë për shtyp pas një takimi koordinues në ndërtesën e qeverisë kroate në Zagrebi.

Duke folur për dërgimin e pajisjeve ushtarake, kryeministri kroat shpjegoi se “bëhet fjalë për pajisje mbrojtëse, por edhe për disa pajisje të tjera, për t’iu përgjigjur kërkesës së Ukrainës”.