MENU
klinika

Përdhunoi shqiptaren, u dënua 9 vjet

Mandat arresti ndërkombëtar për Robinhon

01.02.2022 - 23:25

Tashmë braziliani Robinho i ka pisk punët, pasi ka një mandate arresti ndërkombëtar. Gjykata e shkallës së tretë të Milanos ka konfirmuar dy javë më parë dënimin me 9 vite burg të ish-sulmuesit.

Në vitin 2013, bashkë me miqtë e tij ai përdhunoi një shtetase shqiptare 23-vjeçare dhe pas shumë vitesh shmangie të përgjegjësisë ndaj drejtësisë, duket se ka ardhur koha që ai të paguajë.

Sipas mediave italiane, Prokuroria e Milanos është vënë në lëvizje dhe ka përgatitur dokumentacionin e plotë për ekstradimin e ish-futbollistit si dhe mikut të tij, Ricardo Falco, i dënuar për të njëjtin fakt të rëndë.

robinho
robinho

Meqenëse Brazili nuk lejon që shtetasit e tij të ekstradohen, duke mos njohur marrëveshje të tilla, Prokuroria ka bërë kërkesë arresti ndërkombëtar, në mënyrë që në momentin kur ata të largohen nga Brazili, të arrestohen në shtete të tjera dhe të dërgohen në Itali për të vuajtur këtë dënim.

“Lojtarët bënë çdo gjë që kërkuam”

Humbja ndaj Ukrainës, Silvinjo: Ishte grupi më i keq

Zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria mposhtet nga Ukraina

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Ukrainë

Silvinjo zgjedh Muçin titullar dhe lë jashtë një të paprekshëm

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën