MENU
klinika

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit

Marrëveshja e grupit të Sali Berishës me LSI-në

01.02.2022 - 12:22

Zbardhet marrëveshja që ka firmosur grupi i Sali Berishës me Lëvizjen Socialiste për Integrim për të garuar bashke ne zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Sipas marrëveshjes, drejtuese politike e Koalicionit është “Partia Demokratike e Shqipërisë e pëfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit”.

Më herët, Berisha publikoi edhe logon e “Shtëpisë së Lirisë”. Një ditë më parë, ish kryeministri konfirmoi se koalicioni me LSI-në do të jetë vetëm për zgjedhjet e 6 marsit.

MARREVESHJA

“Sot më datë 31.1.2022, ne partitë politike të mëposhtme:

Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë.

Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë. Shqipëria është e fortë. Ka vetëm një njeri përgjegjës për dështimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama.

Ne po ndajmë të njëjtat vlera e parime politike, si edhe në vizionin për qeverisjen e vendit.

Dëshirojmë të koordinojmë angazhimet dhe kontributin për fitoren e përbashkët politike dhe prandaj

Vendosëm që:

Të formojmë një koalicion të gjerë opozitar dhe për të konkuruar së bashku në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnje, të datës 6 mars 2022

Emri i koalicionit është “Shtëpia e Lirisë”

Shkronjat nistore të koalicionit do të jenë “SH-L”.