Ka reaguar Ati i Shenjtë, lidhur me tensionet mes Rusisë dhe Ukrahinës. Papa Françeku, shprehu edhe besimin e plotë, se tensionet mes dy vendeve mund të tejkalohen përmes dialogut.
“Le t’i lutemi Zotit të paqes, në mënyrë që tensionet dhe kërcënimet e luftës të kapërcehen përmes një dialogu serioz”, – duke iu referuar edhe negociatave që përfshijnë Rusinë dhe Ukrahinën, me ndërmjetësimin nga Gjermania dhe Franca.
“Dhe të mos harrojmë, se lufta është çmenduri”, ka shtuar më tej Papa.
Ndërkohë, Rusia raportohet të ketë grumbulluar më shumë se 100, 000 trupa, pranë kufirit me Ukrahinën. Por, nga ana e saj, Moska nuk i ka pranuar akuzat e Perëndimit, se po planifikon sulm ushtarak.