MENU
klinika

Zgjedhjet e 6 marsit/ Këshilli i Europës monitorim online!

Mbledhjet që do të zhvillohen më 24 dhe 25 shkurt

18.02.2022 - 14:50

Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit do të monitorohen nga ndërkombëtarët. Do të jetë një delegacion nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës që do të zhvillojë procesin e monitorimit.

Ky delegacion do të përfaqësohet nga Gunn-Marit Helgesen si Raportuese dhe përfaqësuese e Kongresit në Këshillin e Komisionit të Venecias për Zgjedhjet Demokratike.

Sipas News24, ky mision do të zhvillohet online më 24 dhe 25 shkurt përpara zgjedhjeve vendore në 6 bashkitë.

Delegacioni do të zhvillojë takime online me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Tiranë, me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe me delegacionin shqiptar në Kongres dhe shoqatat e pushtetit vendor.

Gjithashtu janë planifikuar diskutime online dhe me OJQ vendase, media dhe me përfaqësues të subjekteve politike që garojnë në zgjedhjet e 6 marsit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Balla prezanton kandidaten e Lushnjes

“Berisha dhe Meta kërkojnë të përzënë Bashën”

Basha e hedh poshtë Saliun për Portin e Durrësit

“Berisha i zgjodhi kandidatët për 6-Marsin”