MENU
klinika

Dëshminë rrëqethëse të Petrit Mamajt në gjykatë

“Më bëri gjilpërë”, si e masakroi bashkëshorten 56-vjeçari

10.02.2022 - 13:19

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 56-vjeçarin Petrit Mamaj, i cili akuzohet se masakroi me thikë bashkëshorten e tij, Valentina (Valdete) Mamaj.

Krimi i rëndë brenda familjes u regjistrua mëngjesin e së martës në shtëpinë e çiftit. Para togave të zeza, 56- vjeçari ka pranuar krimin, duke sqaruar edhe motivet që, sipas tij, e kanë detyruar të ndërmarrë një akt të tillë ekstrem.

Petrit Mamaj është shfaqur i qetë para togave të zeza, duke rrëfyer se nëse ai nuk do ta vriste atë, ajo do ta vriste burrin.

“E VRAU PËR NJË GJILPËRË”

Avokati mbrojtës i 56- vjeçarit, i caktuar kryesisht nga gjykata, Kastriot Dyrmishi, ka rrëfyer për mediat gjithçka ka deklaruar klienti i tij në sallën e gjyqit, seancë e zhvilluar me dyer të mbyllura. Vetë avokati nuk kishte ndonjë kundërshti për masën e sigurisë, duke thënë se kërkesa e prokurorisë ishte e drejtë. Madje, avokati ka shkuar më tej, kur deklaron se Mamajn e kishte fqinj dhe se kishte pasur divergjenca me të.

Ai ka deklaruar gjithashtu se shkak i acarimit të mëtejshëm të marrëdhënies ishte një gjilpërë që gruaja dhe një i afërmi i tij i kishte bërë kohë më parë, kur Petrit Mamaj pretendon se donin ta vrisnin.

“Tani mbaroi masa e sigurimit për të ndalurin Petrit Mamaj, për veprën penale të vrasjes ndaj bashkëshortes së tij. Reagimi i tij në sallën e gjykimit ishte i tronditur, por realisht e pranoi krimin duke përshkruar me detaje se çfarë kishte ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 06:00 të mëngjesi. Motivet ishin nga marrëdhëniet e acaruara familjare prej vitesh.

Ishte i tronditur nga kjo marrëdhënie dhe pretendonte se bashkëshortja, me një njeriun e vet, i kishin bërë një gjilpërë në gjumë dhe ky ishte shkaku që ai pretendoi se ia kanë bërë për ta vrarë. Këtë motiv e sqaroi vetë në seancën e tij. Kërkesa e prokurorit ishte e drejtë dhe e ligjshme. Vrasja që ka ndodhur dje, ka tronditur të gjitha familjet. Pavarësisht se jam në rolin e avokatit, unë e kam komshi.

Kam pasur divergjenca realisht në një periudhë të caktuar si çdo familje, por jo në këto përmasa. Ai ishte i paekuilibruar. Kush e shikon duket se ai po flet qetë, por ai as nuk dëgjonte dhe as nuk komunikonte”, tha ai.

Një ditë më herët, në media qarkulloi një foto tjetër si e autorit të dyshuar të vrasjes, por autori i ngjarjes së rëndë është personi që shihni në foto më sipër.

“E VRAU NË GJUMË”

I pyetur se pse kishte deklaruar fillimisht se Valdeta Mamaj kishte vrarë veten me thikë, avokati Kastriot Dyrmishi tha se autori i krimit të rëndë e ka pranuar këtë fakt edhe në gjykatë dhe se ka tentuar të fshehë vrasjen. Avokati u shpreh se 50- vjeçarja ishte vrarë në gjumë.

“Ai ishte i përgjegjshëm. E kishte gjetur në gjumë, pasi flinin të ndarë nga njëritjetri. Ai kishte shkuar rreth orës 6 në mëngjes dhe i kishte thënë ‘pse ma keni bërë gjilpërën’.

Gjatë kësaj kohe, kishte marrë dhe thikën dhe e kishte goditur, duke e lënë të vrarë. Më pas iku te një lokal dhe hëngri mëngjes në lagjen ‘Apolonia’ dhe më pas kishte shkuar tek i vëllai dhe i kishte thënë ‘ka vrarë veten’.

Pas ekzaminimeve të mjekut ligjor, është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se ‘unë e kam kryer vrasjen’”, theksoi ai. Shtëpia ku viktima Valentina Mamaj jetonte me bashkëshortin vrasës, Petrit Mamaj, është e mbyllur një ditë pas vrasjes së 50- vjeçares.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vrau bashkëshorten me thikën e bukës

Si e pranoi krimin në polici autori 56-vjeçar pasi gënjeu


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier