MENU
klinika

Më e forta në 30 vjet

Miliona britanikë duhet të mbyllen në shtëpi për shkak të stuhisë

18.02.2022 - 13:07

Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, pasi vendi do të goditet nga një stuhitë më të këqija në dekada. Qindra shkolla do të mbyllen dhe të gjithë udhëtimet me tren në Uells janë pezulluar, shkruan BBC

Sipas metereologëve, shpejtësia e erës së stuhisë Eunice mund të arrijë në 145km/h, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë. Sipas BBC weather, kjo mund të jetë një nga stuhitë më të këqija në tre dekada.

Eunice është stuhia e dytë që ka prekur Mbretërinë e Bashkuar gjatë një javë , pasi stuhia Dudley goditi një pjesë të Skocisë, Anglisë veriore dhe Irlandës së Veriut, duke lënë mijëra shtëpi pa energji elektrike.

Meteorologu i BBC, Derek Brockway, tha se Eunice nuk ishte thjesht një stuhi, pasi erërat do të arrinin nivelin e forcës së uraganit. Njerëzit janë paralajmëruar të mbyllin dyert dhe dritaret dhe t’i mbajnë makinat në garazhe, larg pemëve dhe objekteve të rrezikshme.

Ekziston rreziku se kombinimi i një valë të mundshme stuhie me baticat mund të sjellë përmbytje në perëndim, jug-perëndim dhe në bregun jugor të Anglisë.