MENU
klinika

Konflikti dhe frika për nisjen e një lufte

Ministria e Jashtme shqiptare: Në këtë situatë të vështirë…

14.02.2022 - 14:07

Në një kohë që asnjë tentativë diplomatike nuk ka funksionuar dhe SHBA ka deklaruar që nisja e një pushtimi rus në Ukrainë është e mundshme në cdo kohë, edhe ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka bërë thirrje Moskës që të de-përshkallëzojë dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike.

Në një postim në Twitter, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka deklaruar se “në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të riafirmojmë edhe një herë mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Reagimi i ministrisë së Jashtme të Shqipërisë:

Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të riafirmojmë edhe një herë mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Ne ripërsërisim thirrjen tonë që Rusia të de-përshkallëzojë dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Raportohet për dy viktima dhe dy të plagosur

Shkrepet arma në zonën e kuqe të konfliktit Ukrainë-Rusi