MENU
klinika

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet drejt Holandës

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme jep njoftimin për qytetarët

21.02.2022 - 18:16

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar të gjithë qytetarët shqiptarë për rregullat e reja që hyjnë në fuqi për udhëtimet drejt Holandës

Përmes një postimi në facebook, ministria bën me dije se duke filluar nga data 25 shkurt do të hiqet kushti për karantinën e detyrueshme për të gjithë ata që shkojnë në Holandë pas qëndrimit në një shtet të Europës, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Ata duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinimit dhe testin negativ ndaj Covid-19, i cili duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë para udhëtimit.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton rregullat e reja të vendosura nga Holanda për udhëtimet drejt këtij vendi. Nga data 25 shkurt 2022, të gjithë personat që udhëtojnë drejt Holandës pas qëndrimit në vende jashtë BE, përfshirë Shqipërinë, nuk janë të detyruar të vetëkarantinohen pas mbërritjes.

Dokumentacioni i nevojshëm për udhëtimin përfshin: Certifikatën e vaksinimit, si dhe testin negativ ndaj COVID-19 (PCR ose antigjen). Testi negativ PCR duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë para udhëtimit, ndërsa testi negativ i antigjenit jo më i vjetër se 24 orë përpara nisjes’, thuhet në njoftim. Kliko KËTU për të mësuar kushtet për çdo shtet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Udhëtimet/ Ambasada gjermane paralajmëron qytetarët e saj

“Shqipëria vend me rrezikshmëri të lartë të COVID-19”

Nga The economist/ 'Shërimi i pabarabartë' midis Amerikës, Kinës dhe Evropës

Cilat linja ajrore do të fluturojnë pas pandemisë?