MENU
klinika

Pushtimi i Ukrainës: Por ky është fillimi i fundit për Putinin

Ministrja e Jashtme britanike: Lufta do të zgjatë me vite

27.02.2022 - 12:04

Sulmi ushtarak rus në Ukrainë “mund të jetë fillimi i fundit” për presidentin Vladimir Putin. Kështu e ka konsideruar ministrja e Jashtme, Lizz Truss. “Ne po shohim një rezistencë të fortë dhe të guximshme të ukrainasve dhe Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’i furnizojë ata me armë dhe mbështetje ekonomike”, tha Truss për Sky News.

Sipas saj, Putin “po bën një gabim strategjik” duke pasur parasysh dëmin që sanksionet perëndimore do t’i prodhojnë ekonomisë ruse. Truss u shpreh gjithashtu se mund të zgjatë për disa vite, ndërsa shtoi: “Kam frikë se nuk do të përfundojë shpejt. Kam frikë se ky konflikt mund të jetë shumë i përgjakshëm,” tha ajo.

Kur u pyet për sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar, Truss tha se ajo kishte “përpiluar një listë për të goditur oligarkët” dhe sugjeroi se do të ketë “një program të vazhdueshëm sanksionesh”.

Lufta në Ukrainë do të shkaktojë një “kosto ekonomike” edhe në Mbretërinë e Bashkuar, por sipas saj, populli britanik do ta kuptojë çmimin që do të paguanim nëse nuk i rezistojmë Putinit tani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN