MENU
klinika

U gjet me fyt të prerë në banesë

Motra e 47-vjeçares: Jeta e saj ka qenë horror

11.02.2022 - 13:47

Një vit më parë, në Shkodër u gjet e pajetë në banesë dhe me shenja prerje në fyt 47-vjeçarja Violeta Gurraj. Sot, motra e të ndjerës, Valentina Mashi ka treguar historinë e dhimbshme dhe vuajtjet që ka kaluar motra e saj.

Ndërsa flet për konflitket që Violeta ka pasur me familjarët e burrit, por edhe me djalin e saj, motra thotë se atë e kanë vrarë në mënyrë barbare.

Sipas Valentina Mashit, e motra e saj vuante nga depresioni, pasi në të kaluarën i kanë vdekur edhe tre fëmijë.

Motra: Absolutisht nuk është vetëvrasje. Aty e kanë vrarë, e kanë prerë në fyt. Jeta e motrës sime ka qenë horror. Jemi rritur jetime, unë 4 vjeçe ajo 8. Që kur është martuar, atë nuk e ka dashur njeri. E mbaj mend që njëherë më ka ardhur vjehrra dhe kunati edhe thoshin nuk na dëgjon Violeta ne. Duhet të jetë mirëkuptimi, jo ta shkelni gjithmonë me këmbë. Po të marrësh në pyetje njerëzit që ka punuar dhe komunikuar, s’ka njeri të thotë që është e keqe.

Pyetje: Ka bërë një dënim për një rrahje të kunatës dhe vjehrrës. Keni vënë re probleme depresioni?

Motra: I kanë vdekur tre fëmijë, kanë lindur të sëmurë në pankreas. Njëri i ka vdekur 8 muajsh, një vajzë 3 javëshe dhe vajza tjetër 9 vjeçe. Kjo e këputi fare. Ajo ka qenë në depresion, por e ka ndihmuar edhe shtëpia. Motra ime nuk ka qenë rrugaçe, ka qenë një punëtore. Ka punuar dhe ka jetuar.

Pyetje: Marrëdhëniet me fëmijët dhe bashkëshortin?

Motra: Ai e ka dashur, ka konflikte njeriu, por që kur i vdiq bashkëshorti të gjithë i hipën në shpinë. Atë e kanë vrarë në një konflikt, ai ndërhyri për të sheshuar konfliktin dhe u vra.

Pyetje: Përse u ftoh marrëdhënia e fëmijëve me Violetën?

Motra: Nga fëmija i sëmurë që ishte, filluan t’ja kthenin kundër…

Pyetje: Si iu mbush mendja fëmijëve të denonconin nënën?

Motra: Ishin të vogla…Përse këta fëmijë nuk qëndruan tek halla deri në moshën e duhur,. Përfunduan në një kishë, ata fëmijët i kanë dashur t’i bëjnë keq motrës se nuk e kanë dashur kurrë. T’i je e çmendur i thonin nuses, por si i thuhet t’i je e çmendur.

Pyetje: Problemet e shëndetit mendor a janë të identifikuara diku?

Motra: Shpirti është shpirt…Ajo doli si e çmendur…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dëshminë rrëqethëse të Petrit Mamajt në gjykatë

“Më bëri gjilpërë”, si e masakroi bashkëshorten 56-vjeçari

Vrau bashkëshorten me thikën e bukës

Si e pranoi krimin në polici autori 56-vjeçar pasi gënjeu


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier