MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Myk në lëkurë, ç’duhet të përdorë?

02.02.2022 - 11:32

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Myk në lëkurë, ç’duhet të përdorë?

Mjeku: Mjekimi medikamentoz duhet të realizohet vetëm nga mjeku specialist dermatolog që në shfaqjen e problemave të para, në mënyrë që të mos agravohet gjendja me infeksione dytësore.
Megjithatë në format e lehta mund të përdorim vetëm mjekimet lokale, që duhen të përdoren për të paktën 2 javë. Të tilla mund të jenë: solucion Econazol, Econazol. Ketoconazol, etj.
Ndërsa në format e rënda është i këshillueshëm mjekimi sistemik si Lamisili, Sporanox , Nizorali për dy javë i shoqëruar me mjekime lokale. Është i këshillueshëm që mjekimi lokal të vazhdojë gjatë, në mënyrë që të parandalohet përsëritja e problemit”

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.