Analisti Mentor Nazarko ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, nga hetimi për shkarkimin e presidentit Meta te zgjedhjet e 6 marsit. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Nazarko u shpreh se rreshtimi “i detyruar i Presidentit Meta në krah të opozitës provokoi të gjitha ngjarjet që u bënë shkak për veprimet e Kuvendit për shkarkimin e tij.
Nazarko u shpreh se jemi në kushtet që kemi një përplasje në majën e shtetit ndërkohë që Perëndimi po kërkon të vendosë një ekuilibër jo vetëm në vend por në të gjithë rajonin.
“Kjo përplasje mbart në vetvete atë dimensionin e zhvendosjes së ngjarjeve në kohë. Kur ngjarjet për të cilat presidenti Meta po jep 72 përgjigjet ndodhën në kohë reale kishte agonizëm më të madh, interes më të madh, kishin implikim elektoral, ndërsa sot disa muaj më pas ato nuk e kanë më ngarkesën dramatike dhe ngjajnë si diçka prozaike. Me përgjigjet në distancë nga Presidenca kemi një cënim të solemnitetit të Gjykatës Kushtetuese sepse Kryetari i Shtetit nuk ka vendosur të jetë në sallë por t’i përgjigjet live, të luajë politikisht e mediatikisht, në një kontekst të acaruar retorik. Për disa çështje ai ka plotësisht të drejtë pasi rreshtimi i tij në krah të opozitës para zgjedhjeve, gjatë këtyre nga një President që Rama e quante ‘presidenti më i mirë i opozitë’ ishte një rreshtim i detyruar sepse shteti ishte pa opozitë. nga Ky rreshtim i tij provokoi të gjitha ato ngjarje që u bënë shkak për reagimet e Parlamentit. Jemi në kushtet që kemi një përplasje në majën e shtetit. Nga kjo lloj përplasje kemi dosmososhmërisht dimension juridik e kushtetues. Ndërkohë jemi në një periudhë larjeje hesapesh mes grupeve në politike dhe në kushtet kur kemi lareje hesapesh të zyrtarëve të lartë të pushtetit dalin në pah skeletet nga dollapët, skenarë afera, të vëtrteta apo të sajuara, nga njerëz të cilët ja dinë pisllëqet njëri tjetrit dhe bëjnë aleanca nga më të çuditshmet me njëri tjetrin. Kjo s’ka lidhje me 6 marsin kur diskutohen 6 bashki, por është larje hesapesh kombëtare derisa të vendoset një eukilibër i ri. Këto janë grupe që kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Presidenti tani e ka rritur dimensionin e tij akuzues, ne siptonim të tij është edhe LSI. Dhe kjo s’ka lidhje me 6 marsin, është një kohë laje hesapesh derisa të vendoset një ekuilibër i ri. Në këtë ekuilibër hyn në punë ndërkombëtarët. Edhe ata janë të përfshirë, shtyjnë sistemin e drejtësisë dhe kjo është loja që perëndimorët po bëjnë për të vendosur ekuilibër. Perëndimit i duhet sa më shumë qetësi dhe ekuilibër në vendin tonë.”
Më tej ai ka komentuar edhe zhvillimet më të fundit në fqinjin tonë. Malin e Zi.
“Në Malin e Zi 14 muaj më parë iu dha fund sundimit të Gjukanoviçit në pushtetin ekzekutiv pas 30 vitesh, por kjo qeverisje vijon normalisht e paqëndrueshme, nga konfliktet e brendshme, nga konflikti midis pjesës pro serbe dhe pro malazeze të politikës dhe shoqërisë dhe nga presioni perëndimor që kjo pjesë e Ballkanit të rivendosej në ndikimin e plotë të tyre. Jemi përpara krijimit të një Qeverie me një kryeminisër Abazoviçin ku janë të përfaqësuara dhe pakicat e tjera, por partia e Gjukanoviç nuk do të jetë e përfaqësuar politikisht. Por në këtë situatë Serbia e Përëndimi janë faktorë të rëndësishëm. Perëndimi do me çdo kusht që në të gjithë Ballkanin të ketë stabilitet. Për këtë arsye, Perëndimi (SHBA plus BE) dërgoi një përfaqësi me Escobar e Lajcak që vizitonte rajonin. Interesi I Perëndimit është të mos hap Ballkan pas atij të Ukrainës. A do të ketë destabilizim? Nuk besoj. Sepse vetë partitë në Malin e Zi po zhvillojnë një debt të përmbajtur, Serbia er është duke luajtur në mënyrë konstruktive me partitë pro saj. Shpallja non grata të personave afër Vuçiç, si Dodik dhe kërcënimet e tjera ndoshta dhe për familjarët e tij bëri që Serbia të mos luajë me partitë e saj duke krijuar destabilitet”- tha ai.