MENU
klinika

“Erdhi me shenja fatsjellëse, por zhgënjeu”

Nazarko: Qeveria e Kurtit solli një erë të re moraliteti. Kriza në Ukrainë? Lojë luftërash, nuk besoj se do të ketë…

14.02.2022 - 19:19

Analisti Mentor Nazarko i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 nuk beson se do të ketë një konflikt të armatosur mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas tij ka vend ende për diplomaci.

Lidhur me ndikimin qe mund të ketë në Ballkan një luftë e mundshme atje, Nazarko u shpreh se mund të sjellë një krizë të gazit jo vetëm në rajon por në Europë.

Pos sipas Nazarkos SHBA ka qenë e përkushtuar me të dërguarit e saj për të ruajtur një stabilitet në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Sa na prek ne kriza e Ukrainës?

A mund të ketë një konflikt? Shenjat që po vijnë sot tregojnë se ndoshta nuk do të arrijmë në një konflikt që do të çonte në reagimin e Perëndimit si një i tërë kundër Rusisë. Ka kohë për diplomaci. Parashikimi fatalist që të mërkurën do të ketë sulm ndoshta nuk është real. Është një lojë luftërash. Në këtë lojë lëvizin shumëçka. SHBA ka arritur të imponojnë një lloj kompakësim të frontit perëndimor.

Ajo që mund të sjellë implikime në situatën tonë ekonomike është ajo që quhet krizë e gazit. Do të ritet çmimi i gazit e më pas i energjisë elektrike. Meqenëse ne jemi në një lojë luftërash, duket sikur SHBA po tenton të mësojë Europën të reduktojë varësinë nga gazi rus. Ndërkohë çmimi i gazit edhe pa luftë po rritet dhe kështu rritet interesi për gazin amerikan. Jo të gjitha ambiciet e Rusisë do të adresohen, letrat ndaj SHBA-ve. Gjendja në Ballkan do të jetë siç do të jetë. Do të adresohen disa shqetësime të Rusisë me Ukrainën. Ndoshta mund të ketë një pranim të pushtimit të Krimesë. Përkundrejt asaj që po ndodh Perëndimi po përpiqet të pakësojë rreziqet në rajonin tonë. Ka shumë shenja që SHBA e ka marrë seriozisht stabilizimin e Ballkanit. Zhvillimet ne  Ukrainë mund te sjellin moment te mire per dialogun dhe momentet e mira s’duhen humbur. Njëjtë ka ndodhur dhe për Shqipërinë.

Ai ka komentuar edhe vitin e parë të qeverisjes së Albin Kurtit në Kosovë nga momenti i shpalljes së fitores vitin që shkoi me 14 shkurt. Sipas tij qytetarët e Kosovës janë zhgënjyer nga kjo qeveri që premtoi shumë.

1 vit nga fitorja e Vetëvendosjes në Kosovë, Albin Kurti u bë Kryeministër. Si e shikoni këtë qeverisje?

“Sot një vit pas mund të themi që diçka është arritur në pikëpamje të kufizimit të ndikimit të nje elite politike që dominonte institucionet e Kosovës. Ky ishte edhe zhvillimi më i madh pasi tregoi se elitat mund të ndryshojnë. Ka një lloj ere mortaliteti të ri për sa i përket prokurimeve publike. Udheheqësia e re në krye të dy partive opozitare po tregon konstruktivitet. Kosova e ka të konsoliduar administratën dhe është e vështirë të fusësh të rinj. Kësaj i shtohet edhe fakti që Kurti nuk ka patur përvojë ekzekutive. Nuk është duke e adresuar në mënyrë të duhur dialogun me Serbinë. Kosovës po i ikin momentet e mira për të dialoguar, nuk po hiqen vizat. Shoqëria e Kosovës po tregon se është e zhgënjyer nga kjo qeverisje që pati disa shenja fatsjellëse dhe dashurie duke qenë se erdhi me 14 shkurt. “

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Duhet të bashkëpunosh me Shqipërinë dhe të ulesh me të përballë fqinjit verior"

“Ballkani i hapur”, Nazarko: Besoj se Kosova ka qenë e ftuar në Shkup, për të kufizuar ndikimin e Serbisë

“Bijtë e izolimit t’i japin fund frustrimit nga Perëndimi”

Mentor Nazarko: Kurti duhet të përmbyllë dialogun me Serbinë brenda vitit!