MENU
klinika

Njoftimi i ministrisë së Jashtme sllovake

Ndahet nga jeta ish-eurodeputeti Eduard Kukan

10.02.2022 - 12:26

Është ndarë nga jeta ish-eurodeputeti Eduard Kukan. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Jashtme e Sllovakisë, e cila thotë se ai vdiq sot në moshën 82-vjeçare.

“Ka ndërruar jetë sot ish- ministri i Jashtëm i Sllovakisë Eduard Kukan. Duke shërbyer në kohë të vështira, ai ia kushtoi jetën ndërtimit të Shërbimit të Jashtëm Sllovak. Vendimet e tij vendimtare na mundësuan anëtarësimin tonë në BE dhe NATO. Pa të historia e #Sllovakisë mund të kishte qenë dukshëm e ndryshme. Faleminderit”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme sllovake.

Kukan ka qene Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore.

Ai u zgjodh deputet i Parlamentit Evropian (PE) në vitin 2009, post të cilin e mbajti deri në vitin 2019.

Në vitin 1999, Kukan u emërua i Dërguar i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan , një rol që ai e mbajti së bashku me Carl Bildt

Gjithashtu Kukan ka qenë reporter për Shqipërinë.