MENU
klinika

Nënshkroi “kapitullimin e Serbisë në Kosovë”

Ndërron jetë gjenerali serb

01.02.2022 - 14:18

Ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare, gjenerali serb Svetozar Marjanoviç, që mbahet mend si një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Kumanovës, ku shënonte tërheqjen e trupave Serbë nga Kosova.

Mediat serbe bëjnë me dije se dokumenti i nënshkruar më 9 qershor 1999, ndër të tjera përfshinte tërheqjen e ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova dhe futjen e forcave të NATO-s në Kosovë.

Nënshkruesit e dokumentit për bashkëpunimin ushtarako-teknik ishin në emër të forcave ndërkombëtare të NATO-s dhe KFOR-it, gjenerali britanik Michael Jackson, dhe në emër të RF të Jugosllavisë, gjenerali i policisë Obrad Stevanoviç dhe gjeneralkoloneli i Ushtrisë Jugosllave, Svetozar Marjanoviç.

Sipas mediave serbe, Marjanoviç ka ndërruar jetë të shtunën për shkak të problemeve me zemrën.

Ndryshe, marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe pas përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, gjatë të cilës mbi 15 mijë njerëz janë vrarë ose zhdukur dhe mbi një milion janë zhvendosur.

Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe. Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Javier Solana, më 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas të cilës në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian. Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

DW: Lojërat e Vuçiç, as në Lindje as në Perëndim

Politika e jashtme e Serbisë, “skizofrene” apo me strategji?

Nuk ishte në agjendën e Këshillit të Evropës

Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për KiE?

"Të zbatohen të gjitha marrëveshjet me Serbinë"

Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Kosova i përket BE-së e NATO-s