MENU
klinika

Habit aktorja e njohur

“Ndihesha e kërcënuar nga Tom Hardy!”

27.02.2022 - 11:52

“Mad Max: Fury Road” është një nga filmat më të suksesshëm, duke marrë kështu 10 nominime për çmimin “Oscar” e të fitojë 375 milionë dollarë në mbarë botën.

Teksa dy aktorët kryesorë e më të përfolur janë Charlize Theron dhe Tom Hardy, së fundmi është zbuluar një detaj për marrëdhënien e tyre me njeri-tjetrin.

Në librin “Blood, Sweat and Chrome: The Wild and True Story of Mad Max: Fury Road” nga Kyle Buchanan, është shkruar se Theron ndihej e kërcënuar nga Hardy, sa që kërkoi mbrojtje. Më pas, ajo akuzoi një nga producentët e filmit, Doug Mitchell, duke thënë se e fali sjelljen e keqe të aktorit, vetëm sepse ai ishte burrë.

Në libër shkruhet se aktori iu drejtua Theron në një mënyrë agresive, dhe kjo e bëri atë të ndihej e kërcënuar e kërkoi dikë që ta shoqëronte për ta mbrojtur për çdo rast.

Tom Hardy, nga ana tjetër ka rënë dakord se mund ta kishte trajtuar situatën më mirë:

“Unë isha në një gjendje shumë të vështirë për t’u kuptuar nga të tjerët. Kishim shumë presion të dy dhe ndoshta asaj i duhej një partner më i mirë.”

Kjo nuk është hera e parë që Hardy akuzohet për devijanca të tilla, pasi Theron dhe anëtarë të tjerë të ekipit pretendojnë një seri sjelljesh joprofesionale, duke përfshirë vonesën e vazhdueshme që i bënte kolegët të prisnin me orë të tëra në sheshxhirim.