Rihanna gjithmonë di si të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm me muzikën e saj, projektet e saj, biznesin e saj, veshjet dhe produktet e kozmetikës por edhe me paraqitjeen e saj. Konkretisht po flasim për parakalimet e saj në tapetin e kuq ndër vite, të cilët kanë arritur që të tërheqin vëmendjen e shumë fansave dhe ndjekësve në të gjithë botën. Ne ju prezantojmë me 10 veshjet e saj më të veçanta dhe më të mira ndër vite, të cilat nuk i kanë shpëtuar as syrit të ikonave dhe kritikëve të modës.
Me siguri ajo do të vazhdojë që të jetë në qendër të vëmendjes edhe për shumë kohë, jo vetëm me zgjedhjet e saj por edhe në lidhje me lajmet që janë konfirmuar së fundmi në lidhje me shtatëzaninë e saj. Edhe pse gjinia e bebit ende nuk është bërë e ditur ne kemi një gjë tjetër të sigurtë që ka të bëjë me dasmën që po planifikon së bashku me partnerin e saj.
Gjithësesi sot do ta kemi fokusin tek veshjet e saj, prandaj që mund t’I hidhni një sy më poshtë.