MENU
klinika

Përfitoi miliona euro nga mashtrimet

Noterja e arrestuar nuk e fiton lirinë as në Apel

17.02.2022 - 13:40

Noterja Rezarta Koçi nuk e ka fituar lirinë as në Apel. Gjykata la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë për masën e sigurisë “arrest me burg”

Noterja Koçi u akuzua se kishte përvetësuar shuma monetare nga qytetarë të cilët i kishte mashtruar. Ndër vite, për Rezarta Koçin ka patur një sërë denoncimesh, që kanë çuar deri tek heqja e licensës së saj.

Në “rrjetën” e mashtrimeve të saj kishin përfunduar pronarët e pasurive të paluajtshme apo të hoteleve, të cilët kryenin procedurat e kalimit të pronësisë nga shitësi tek blerësi.

Por, ndërsa këta të fundit derdhnin paratë, noterja derdhte shumat në llogaritë personale.

Nga mashtrimet, ajo dyshohet se ka përfituar një shumë prej 2 milionë eurosh.

SKEMA

Janë të paktën 15 denoncime të bëra ndaj noteres së arrestuar. Në “rrjetën” e mashtrimeve të saj kishin përfunduar pronarët e pasurive të paluajtshme apo të hoteleve, të cilët kryenin procedurat e kalimit të pronësisë nga shitësi tek blerësi. Por, ndërsa këta të fundit derdhnin paratë, noterja derdhte shumta në llogaritë personale. Nga mashtrimet, ajo dyshohet se ka përfituar një shumë prej 2 milionë eurosh. Duke qenë se certifikata e pronësisë së apartamenteve apo bizneseve kalohej në emrin e blerësit, shitësi nuk arrinte të merrte paratë, ndërsa vetë noterja u premtonte vazhdimisht se këto para do të hidheshin më vonë. Ende nuk dihet nëse në këtë skemë mashtrimi janë përfshirë edhe persona të tjerë përveç noteres së arrestuar. Noteres iu hoq licenca më 6 maj të vitit 2021.
MAKINËS SË NOTERES IU VU TRITOL

Automjetit të noteres së arrestuar, Rezarta Koçi, iu vu lëndë eksplozive më 5 nëntor të vitit të kaluar në zonën e “Komunës së Parisit”. Në automjetin tip “Range Rover”, i parkuar pranë një “fast food”-i, pati vetëm dëme materiale dhe u konsiderua si një paralajmërim ndaj noteres. Ngjarja, sot e asaj dite nuk është zbardhur nga ana e Policisë, ndërsa shpërthimi u lidh menjëherë me profesionin e Koçit. Gjatë vitit të shkuar, ndaj noteres janë bërë të paktën katër kallëzime, duke e akuzuar atë për mashtrim. Denoncimet ndaj saj, kanë nisur që prej vitit 2019, duke bërë prej asaj kohe që numri i qytetarëve të mashtruar të rritej vazhdimisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy muaj më parë i vendosën tritol në makinë (EMRI)

Mashtroi qytetarët dhe u vidhte paratë, arrestohet noterja në Tiranë!