MENU
klinika

Studimi

Omicron shkakton më pak dëme në mushkëri sesa Delta

03.02.2022 - 11:29

Omicron shkakton më pak dëme në mushkëri sesa Delta, sipas një studimi të shkencëtarëve. Një ekip ndërkombëtar studiuesish, duke përfshirë Yoshihiro Kawaoka nga Instituti i Shkencave Mjekësore të Universitetit të Tokios, publikuan gjetjet e tyre në revistën Nature.

Shkencëtarët analizuan ndryshimet në simptomat e brejtësve të infektuar me variantet Omicron dhe Delta. Ata zbuluan se tre ditë pas infektimit, dëmtimi i mushkërive te brejtësit me Omicron ishte dukshëm më i vogël se tek ata të infektuar me Delta.

Studimi tregon se disa lloj brejtësish të infektuar me Delta zhvilluan pneumoni të rëndë, të ngjashme me atë te njerëzit. Ndërkohë kafshët e infektuara me Omicron shfaqën inflamacion të lehtë.

Pavarësisht se Omicron shkakton simptoma më të buta, studiuesit paralajmërojnë se të moshuarit dhe personat me sistem të dobët imunitar duhet të tregohen të kujdesshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i OBSH skeptik për fundin e pandemisë

“Omicron” mbërthen Shqipërinë, rekord i ri infektimesh!

Nga Brahma Chellaney “Project Syndicate”

A do të japë llogari Kina për fshehjen fillestare të Covid-19?